E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump bisedon me emirin e Katarit për uljen e tensioneve SHBA-Iran

Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi sot një bisedë telefonike me emirin e Katarit Tamim bin Hamad Al Thani, gjatë së cilës të dy diskutuan “përpjekjet për të ulur tensionet mes SHBA-së dhe Iranit”, sipas zyrës së emirit.

Trump dhe Sheikhu Tamim folën për kapërcimin e dallimeve të mbetura mes SHBA-së dhe Iranit, me qëllim që të arrihet një “zgjidhje e qëndrueshme diplomatike e krizës”, sipas komunikatës katarase.

Tamim theksoi rëndësinë e mbajtjes së diplomacisë dhe të respektimit nga të gjitha palët të angazhimeve të marra në memorandumit e mirëkuptimit që u nënshkrua mes SHBA-së dhe Iranit në qershor, por që u shemb brenda disa ditësh.

Emiri i Katarit shprehu gjithashtu mbështetjen e tij për “nismat ndërkombëtare që synojnë të përmbajnë tensionet”, thotë zyra e tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›