E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump falënderon Kosovën në OKB

PRISHTINË, 22 shtator/ATSH/ Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sot ka falënderuar Kosovën për angazhimin e saj në Gaza.

“Dua t’i falënderoj edhe ata që kanë dërguar trupa, për të stabilizuar Gazën…, Kosovën…”, deklaroi presidenti amerikan në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Më 17 prill, Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Pro miratimit të këtij projektligji kanë qenë 89 deputetë, ndërsa nuk ka pasur kundër dhe as abstenime./KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›