E Martë, 3 Nëntor 2026

Trump flet për Rusinë dhe NATO-n – Shtëpia e Bardhë i konsideron komentet si “të tmerrshme”

Shtëpia e Bardhë i ka përshkuara si të tmerrshme komentet e ish-presidentit amerikan, Donald Trump për mosmbrojtje nga aleatët e NATO-s në rast të një sulmi të Rusisë ndaj Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, tha se kometet e ish-presidentit rrezikojnë sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë e tyre”.

Gjatë një takimi me mbështetësit e tij në Karolinën e Jugut, Trump tha pa i përmendur emrin se kishte pyetur një nga udhëheqësit e një shteti anëtar të NATO-s nëse do të mbronte Shtetet e Bashkuara nëse një shtet tjetër do i sulmonte dhe përgjigjja e tij kishte qenë, “jo”.

Trump ka qenë prej kohësh kritik ndaj vendeva anëtare të NATO-s për mospërmbushje të kontributeve të tyre për buxhetet të mbrojtjes duke thënë se Shtetet e Bashkuara po paguanin pjesën më të madhe në aleancë.

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë muajin e kaluar se nuk mendon asnjëherë që presidenca e Trupit nëse ai fiton zgjedhjet mund të rrezikojë anëtarësimin e SHBA-së.

Trump po ashtu është ankuar edhe për miliardat e shpenzuar nga SHBA për luftën në Ukrainë, pasi që prej nisjes së luftimeve dy vite më  parë, SHBA-ja ka ndarë rreth 75 miliardë dollarë për Kievin, ndërsa vendet tjera të NATO-s, dhe vendet partnere, kanë ndarë vetëm pas më shumë se 100 miliardë dollarë.

Gazetar: Artur Mata

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›