E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trump i heq ish-zv.presidentes Kamala Harris mbrojtjen e Shërbimit Sekret

Presidenti amerikan Donald Trump i ka hequr mbrojtjen e Shërbimit Sekret, ish-zv.presidentes Kamala Harris.

Harris mori gjashtë muaj mbrojtje pas largimit nga detyra, sipas ligjit federal, por kjo periudhë përfundoi më 21 korrik.

Megjithatë mbrojtje e Harris u zgjat me një vit shtesë nëpërmjet një direktive të nënshkruar nga ish-presidenti Joe Biden pak para largimit nga detyra të këtij të fundit.

“Ju autorizoheni me anë të kësaj të ndërprisni çdo procedurë të lidhur me sigurinë të autorizuar më parë nga Memorandumi Ekzekutiv, përtej atyre të kërkuara me ligj, për individin e mëposhtëm, duke filluar nga 1 shtatori 2025: Ish-nënkryetarja Kamala D. Harris”, thuhet në urdhrin e firmosur nga Trump me titull “Memorandum për Sekretarin e Sigurisë Kombëtare”.

Mbarimi i mbrojtjes së Harris nga Trump vjen në një moment kur ajo pritet të nisë së shpejti një turne librash në shumë qytete, me profil të lartë, kujtimeve të saj mbi fushatën presidenciale, që do të publikohet më 23 shtator.

Presidentët dhe kandidatët presidencialë përballen me kërcënime të shpeshta për sigurinë. Kujtojmë se ndaj Trump u ndërmorën  dy atentate gjatë kandidimit të tij për president vitin e kaluar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›