E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump konfirmon se mbështet Todd Blanch për Prokuror të Përgjithshëm të SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump shkroi në rrjetin “Truth Social” se, pavarësisht kundërshtimit të disa senatorëve, ai mbështet emërimin e Todd Blanche si Prokuror i Përgjithshëm.

“Nëse senatorët Cornyn dhe Tillis, të dy të zemëruar sepse unë nuk i mbështeta, nuk do ta miratojnë Todd Blanch, një nga profesionistët më të respektuar në vend, si Prokuror të Përgjithshëm të SHBA-së, atëherë unë do ta mbaj Todd si Prokuror të Përgjithshëm në detyrë”, tha Trump në një postim në rrjetin social.

Presidenti konfirmoi se do të mbështesë fuqimisht miratimin e Ligjit kundër keqpërdorimit të armëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›