FOKUS – Italia dhe Danimarka kërkojnë reagim të menjëhershëm të BE-së për Ceutën

ROMË, 1 gusht /ATSH -ANSA/ – Italia dhe Danimarka kanë promovuar një letër drejtuar drejtuesve të Bashkimit Evropian lidhur me zhvillimet e fundit në kufirin e jashtëm të BE-së, në Ceuta.
Dokumenti, i nënshkruar nga 22 shtete anëtare – mes të cilave nuk figurojnë Spanja dhe Franca – i është dërguar presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe presidentit të radhës të Këshillit të BE-së, Micheál Martin.
Në letër kërkohet nga presidenca irlandeze thirrja urgjente e një videokonference të jashtëzakonshme të ministrave të Brendshëm të vendeve të BE-së, me qëllim vlerësimin e përbashkët të situatës dhe përcaktimin e një përgjigjeje të koordinuar në nivel evropian.
Përveç Italisë dhe Danimarkës, letra është nënshkruar edhe nga Austria, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Gjermania, Hungaria, Lituania, Holanda, Rumania, Sllovakia, Belgjika, Qipro, Çekia, Finlanda, Greqia, Letonia, Malta, Polonia, Sllovenia dhe Suedia. /os/