E Shtunë, 31 Tetor 2026

ABC sjellë premierën e filmit ”Taken 2”

Derisa vazhdon shfaqja e filmit “Titanik”në 3D,kinemaja ABC, nesër sjellë premierën e filmit e zhanrit aksion-aventurë “TAKEN 2" ,me regji të Olivier Megaton.

Kjo premierë do të jetë për publikun në orën 17.00 dhe 19.00, kurse në rolet kryesore do të luajnë Liam Neeson, Maggie Grace, Famke Janssen, Rade Serbedzija dhe të tjerë.

Tema e filmit:Taken 2”,është e një agjent në pension i CIA-s. Ai përdor të gjitha shkathtësitë e tij për ta shpëtuar vajzën e tij nga rrëmbyesit. Kur babai njërit prej gangsterëve të vrarë nga Brajani kërcënohet me hakmarrje, dhe i merr Brajanin dhe gruan e tij peng në Stamboll, Brajani e cakton vajzën e tij, Kimin, që t’u ndihmojë të iknin. Atëherë Brajani përdor aftësitë e tij për të liruar pengjet dhe në të njëjtën kohë i qëron kriminelet një nga një.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›