E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trump pezulloi ndihmën ushtarake për Ukrainën, Kremlini: Kontributi më i mirë për arritjen e paqes!

Kremlini ka reaguar pas vendimit të Donald Trump për të ndërprerë ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën.

Kremlini e ka përshkruar si “kontributin më të mirë për kauzën e paqes”.

Gjithashtu u tha se masa mund të inkurajojë Kievin të “kërkojë paqe” përpara se të shtojë se vendet evropiane “do të përpiqen të kompensojnë Ukrainën” për humbjen e ndihmës ushtarake

Ndërsa Kremlini tha se do të kishte nevojë të shihte detajet mbi ndalimin e ndihmës amerikane, theksoi se mirëpret dëshirën e Trump për paqe në Ukrainë.

Kjo përgjigje nga Kremlini nuk është befasi, pasi korrespondenti i Sky Neës, David Blevins e përshkroi goditjen e Trump ndaj mbrojtjeve të Ukrainës si “muzikë në veshët e Putinit”.

“Vendimi i Trump për të shtyrë pauzën shpërfill përpjekjet e Keir Starmer dhe liderëve të tjerë evropianë për të hartuar një plan paqeje”, tha Blevins

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›