Trump refuzon propozimin për armëpushim 7 ditor me Iranin / Do të rinisë bombardimet pas zgjedhjeve të nëntorit

Donald Trump ka hedhur poshtë propozimin e Iranit për një armëpushim 7-ditor, që parashikonte ndërprerjen e luftimeve dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Presidenti amerikan u ka thënë bashkëpunëtorëve se pret të rifillojë bombardimet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor.
Plani iu përcoll Uashingtonit përmes ndërmjetësve nga Katari.
Presidenti amerikan u ka thënë bashkëpunëtorëve se pret të rifillojë bombardimet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor.
Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë propozimin e Iranit për një armëpushim shtatëditor dhe u ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se pret të rifillojë bombardimet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit të nëntorit.
Propozimi i Teheranit parashikonte ndërprerjen e luftimeve në rajon dhe rihapjen brenda shtatë ditësh të Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme për transportin botëror të naftës dhe gazit.Plani iu përcoll Uashingtonit përmes ndërmjetësve nga Katari.
Në këmbim, Irani kërkonte që Shtetet e Bashkuara të hiqnin bllokadën detare ndaj porteve iraniane, të lehtësonin sanksionet ndaj eksporteve të naftës dhe të zhbllokonin asetet iraniane të ngrira. Plani parashikonte gjithashtu ndërprerjen e luftimeve në fronte të tjera të rajonit, përfshirë Libanin.
Pas përfundimit të periudhës shtatëditore, Uashingtoni dhe Teherani do të nisnin negociata më të gjera, përfshirë për programin bërthamor iranian.