E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump uron 28 Nëntorin: Ju dërgoj urimet më të mira ndërsa festoni pavarësinë tuaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka publikuar një postim në platformën X, ku falënderon Presidentin amerikan Donald Trump për urimet e tij me rastin e 28 Nëntorit.

Përveç urimeve për 28 Nëntorin, Trump riafirmon vullnetin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara për forcim të bashkëpunimit me Shqipërinë.

“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin rajonal, përballjen me organizatat kriminale ndërkombëtare dhe zgjerimin e mundësive dypalëshe të biznesit dhe tregtisë. Ju uroj juve dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të gëzuar Pavarësie”, shkruan Trump.

Ndërkohë, Begaj në përgjgijen e tij falenderon presidentin amerikan për telegramin duke shtuar se, Shqipëria mbetet e përkushtuar të punojë me SHBA për prioritetet e përbashkëta.

“Jam i nderuar të përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump për shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë. Faleminderit, SHBA, dhe faleminderit @POTUS Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme. Shqipëria mbetet e përkushtuar të punojë me Shtetet e Bashkuara për prioritetet tona të përbashkëta. Shqipëria gjithmonë ka qëndruar, dhe gjithmonë do të qëndrojë, pranë Shteteve të Bashkuara. Zoti e bekoftë kombet dhe popujt tanë”, shkruan kreu i shtetit.

LEXO EDHE: ‘Evropa, feja jonë kryesore’, Rama: S’i bëjmë detyrat e shtëpisë për të kënaqur BE-në, do bëjmë gjithçka për të mos prekur pavarësinë e SPAK

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›