Shkon në 128 numri i viktimave në Hong Kong, ende 200 të zhdukur në 7 pallate

Thellohet në 128 numri i viktimave nga zjarri masiv që shkrumboi të mërkurën 7 pallate 33-katëshe të një blloku banimi në Hong Kong, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Ekipet e emergjencës janë ende në kërkim të 200 banorëve që ende nuk janë gjetur.
Gjasat janë që numri i viktimave të rritet gjatë orëve në vijim.
Ndërkohë 8 persona janë arrestuar lidhur me ngjarjen, përfshirë drejtorë kompanish ndërtimi, menaxherë projektesh dhe nënkontraktorë, ndërsa tre të tjerë u arrestuan më parë për neglizhencë të rëndë.
Zjarri përfshiu tetë ndërtesa publike dhe u përhap me shpejtësi, duke bllokuar banorët brenda. Alarmet e zjarrit nuk funksiononin dhe ndërtesat ishin duke u rinovuar, me skela dhe rrjetë mbrojtëse prej bambuje. Polistireni i ndezshëm në dritare përshpejtoi përhapjen e flakëve, ndërsa temperatura brenda ndërtesave arrinte mbi 500°C.
LEXO EDHE: Çfarë dimë për zjarret vdekjeprurëse në Hong Kong