E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trungu i drurit, ia merr jetën

Një banor në Podujevë ka gjetur vdekjen derisa ishte duke prerë dru, ka bërë të ditur policia e Kosovës, e cila nuk ka dhënë detaje për identitetin e viktimës dhe as vendin prej nga është ai.

“Raportohet se viktima përderisa ishte duke prerë dru në pyll, ka pësuar lëndime të rënda nga një trung i drurit. Si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka ndërruar jetë në Shtëpinë e Shëndetit në Podujevë. Rastit i janë përgjigjur njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›