E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet me tre plumba plaka në Leposaviq

Një person i gjinisë femërore, rreth moshës 80-vjeçare është gjetur dje pasdite pa shenja jete në një fshat të Leposaviqit.

Sipas burimeve policore, dyshohet se viktima është vrarë me armë zjarri, meqë ekspertiza në trupin e saj ka evidentuar tre plumba. Dyshohet se vrasja është kryer disa ditë më parë, pasi që trupi i 80-vjeçares është gjetur i dekompozuar.

Në derën hyrse të shtëpisë së viktimes,  vërehen shenja te dhunës që dyshohet se ka qene ndodnje plaçkitje. Policia me të gjitha njësitet e saja ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me hetimin e rastit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›