Trupat në paralagjen e Damaskut

Më shumë se 2.000 policë të Sirisë janë shpërndarë në paralagjen Duma të Damaskut, ku kanë ngritur postblloqe dhe i kontrollojnë dokumentat e banorëve.
Dëshmitarët i kanë thënë agjencisë “Reuters” se automjetet ushtarake janë të pajisura me automatikë të kalibrit të rëndë.
Protesta kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad janë zhvilluar sot në qytetin Banias.