E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Trupi i Mbretëreshës Elizabeth largohet nga Balmoral për të mbërritur në Edinburg! Mijëra njerëz në rrugë i japin lamtumirën

Arkivoli me trupin e Mbretëreshës Elizabeth II do të largohet nga Balmoral, ku mbretëresha u nda nga jeta, për të mbërritur në Aberdeen dhe Edinburgh.

Arkivoli do të arrijë në Pallatin e Holyroodhouse, rezidenca zyrtare e monarkes në kryeqytetin skocez, dhe do të shtrihet në dhomën e fronit, ku do të qëndrojë deri të hënën pasdite, ndërsa të martën pritet të mbërrijë në Londër.

Mijëra njerëz janë mbledhur nëpër rrugë, duke i dhënë lamtumirën monarkes.

Funerali i Mbretëreshës do të mbahet në Westminster Abbey të Londrës të hënën më 19 shtator.

Trupi i Mbretëreshës do të qëndrojë në shtet në Westminster Hall për katër ditë, për të lejuar qytetarët të bëjë nderimet e tyre./ The Guardian

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›