Muriqi nuk mjafton, Reali përmbys Majorkën

Reali i Madridit nuk di të ndalet në La Liga, duke kryesuar me pikë të plota. Në këtë javë të pestë të kampionatit, të besuarit e trajnerit Ançeloti u përballën në Bernabeu me Majorkën duke koleksionuar një fitore 4-1. Në fakt ishin miqtë ata që zhbllokuan sfidën, Vedat Muriqi, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, arriti të gjejë rrugën e rrjetës në portën e mbrojtur nga Courtois në minutën e 35-të të të takimit.
Madrilenët arritën të vendosin barazpeshën në fundin e pjesës së parë me autor Valverde. Junior në minutën e 72-të solli avantazhin e madrilenëve, ndërsa Rodrygo 89’ dhe Rudiger 90+3’ kompletuan pokerin. Pas pesë javësh kampionat, Reali kryeson me pikë të plota, 15 pikë, ndjekur nga Barcelona me 13 pikë. Majorka ndodhet në vendin e 13 me 5 pikë.