E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza Rama Hetim zgjedhjeve Berisha S8217digjen kutite

Berisha premtoi cdo hetim e madje edhe nese do te kete ndryshim rezultati.

Une nuk ju kam kerkuar asnjehere afate dhe jam gati te ndryshojme cdo rezultat sepse askush nuk eshte skllav i pseudorezultateve tha Berisha.

Ai shtoi se qeveria kerkon te ndertoje vlera te nje sistemi duke ofruar ngritjen e nje komisioni hetimor te drejtuar nga opozita.

Ne kete sistem askush nuk i ka te gjitha ne dore pasi pushtetet jane te ndara. Une dua te garantoj opozites se institucionet jane teresisht te perkushtuara qe te japin cdo kontribut per nje proces zgjedhor te lire dhe te ndershem per nje proces i parametrave me te mire. Mirepres cdo sugjerim dhe cdo hap qe do te coje drejt depolitizimit te ketij procesi. Une po e mbyll se do te kisha folur me gjate por prania e opozites e ben me shpresedhenes premtimin per miratimin e kodit te ri tha Berisha.

Rama surprize ne tryeze Hetim zgjedhjeve pastaj Kodi

Tirane 1130- Kreu socialist Edi Rama gjate fjales se mbajtur ne tryezen e iniciuar nga kryeministri Sali Berisha u shpreh se vendi nuk ka nevoje per nje Kod te ri zgjedhor.

Per kete arsye ai i ka paraqitur kryeministrit nje dokument ku kerkohet hetimi i zgjedhjeve. Berisha u shpreh se do ta shqyrtonte kerkesen me seriozitet.

Shqiperise nuk i duhet nje kod i ri por i duhet zbatimi i Kodit pavaresisht se ky kod ka nevoje per permiresime. Ne na duhet ne radhe te pare qe ligjet qe miratojme ti zbatojme. Njerezit duan garanci qe vullneti i tyre nuk deformohen. Problemi i madh i ketij vendi qe i ka rrenjet tek procesi zgjedhor eshte shkalla mizerabel e zbatimit te ligjit. Prandaj dua te theksoj opozita nuk kerkon te tradhtoj kete kod por kerkon te implementoje zbatimin e ketij kodi. Opozita nuk kerkon asnje lemoshe perkundrazi ne jemi ketu per te deshmuar vullnetin tone per te marre pjese ne cdo proces reformash. Duam garanci qe ne te mos jemi nje dekor i nje demokracie qe nuk funksionon ka theksuar Rama.

Ai ka kerkuar hetim te zgjedhjeve te shkuara duke kerkuar ngritjen sa me pare te nje komisioni hetimor parlamentare. Rama permendi ketu edhe rezoluten e Parlamentit Evropian qe kerkon sipas tij hetimin e materialeve zgjedhore.

Parlamenti Evropian ka kerkuar pakt baze per ngritjen e nje komisioni parlamentar per hetimin e zgjedhjeve. Mbi kete vullnet une kam ardhur ketu jo me nje fjalim por me nje oferte qe eshte ngritja e komisionit parlamentar nje ore e me pare. Kete oferte do ta shperndajme per mediat nese kopjen e vetme une ia jap problemit tim te vetem tha Rama.

Shefi i opozites shtoi se Shqiperia eshte ne nje krize te thelle politike dhe eshte maxhoranca dhe kryeministri qe duhet t8217i jape zgjidhje kesaj krize. Shqiperia eshte ne nje krize te thelle politike dhe kjo krize ka pergjegjesi politike. Ne kemi pergjegjesine tone dhe e kemi marre persiper dhe per kete arsye kemi bere hapa drejt kompromisit. Qeveria dhe kreu i qeverise kane pergjegjesine per kete krize dhe per kete arsye kerkoj hapa per t8217i dhene fund kesaj krize. Kerkoj zbatimin e rezolutes se Parlamentit Evropian tha Rama.

Rama pjesemarrje surprize ne tryezen e Berishes

Tirane 1116- Ashtu sikurse ishte paralajmeruar ne oren 1100 nisi mbledhja e tryezes se partive politike e iniciuar nga kryeministri Sali Berisha.

Teksa ne sallen e Kuvendit po fliste kryeministri kreu socialist Edi Rama ka hyre duke i dhene doren kryeministri e duke u bere keshtu pjese e tryezes per ndryshime ne Kodin Zgjedhor.

Pergezoj pranine e Rames ne takim dhe theksoj betimin tim se kesaj radhe mazhoranca eshte plotesisht e pergatitur qe opozita te hartoje vete ne kete tryeze me ekspertet e saj te gjitha amendamentet qe mendon se procesin zgjedhor e bejne me te sigurt. Ti dergoje keto amendamente ne Komisionin e Venecias tha Berisha./Saimir Lleshi/Start/

2010-10-22 1116

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›