Teater qeveritar me Piramiden

Por vetem pak minuta me vone pasi maxhoranca mori me mundim voten pro per ndertimin e parlamentit te ri tek piramida ministrat e saj ne mbledhjen e qeverise votuan nje tjeter vendim i cili i akordon fonde shtese per vazhdimin e punimeve per rikonstruksionin e kesaj ndertese per shnderrimin e saj ne teater kombetar.
Vendimi i qeverise i marre mbremjen e te enjtes per rishperndarje fondesh ne buxhetin e vitit 2010 ne Ministrine e Kultures i akordon asaj 4 milione leke per te vazhduar punimet per ndertimin e Teatrit ne godinen e piramides. Keto leke qeveria ia hoqi rikonstruksionit te Muzeut Arkeologjik ne Durres. Por pertej kuicit qe servir qeveria mbi ate se cfare do e beje godinen e ish muzeut teater apo parlament ky kaos i paprecedent ka nga pas vetem dy shpjegime.
E para qeveria ka qene e vetedijshme kur votoi dhenien e fondit shtese per te favorizuar te firmen qe po kryen punimet. Ose rasti tjeter qe qeveria po qeveris ne menyre kaotike. Ne te dyja rastet ky kaos ka nga pas edhe faturen e demit financiar te cilen e paguajne gjithmone qytetaret.
Deri tani ne godinen e piramides pa perfshire fondin e nje dite me pare jane shpenzuar rreth 30 perqind te fondit qe qeveria kishte percaktuar per ndertimin e teatrit para qe ia mori qytetareve nga taksat dhe qe shkuan dem. Dhe kjo per disa teka te castit te zyrtareve te saj qe njehere e bejne piramiden teater dhe njehere parlament.
Ne finale ndertimi i parlamentit te ri tek piramida duket dhe nje shkas propagadistik ne prag te zgjedhjeve lokale. Ashtu sikunder ndodhi edhe me projektin e meparshem kur parashikohej qe parlamenti i ri te vendosej ne godinen e pershtatur te selise aktuale te kryesise se kuvendit. Per kete projekt eshte perzgjedhur firma dhe projekti fitues por qe ende qeveria nuk ka dhene asnje shpjegim perse ky projekt deshtoi edhe pse ka nje vendim parlamenti per te cilin vete kreyarja e kuvendit Jozefina Topalli eshte shprehur entuziaste se do te ishte ajo qe do te vendoste gurin e pare te themelit te kesaj godine.