Tryeza e partive, sot marrëveshja për zgjedhjet
TIRANË- Partitë e maxhorancës pritet të mbidhen sot në tryezë, në një raund të dytë për firmosjen e draft marrëveshjes propozuar nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, si një garanci për angazhimin e tyre për zgjedhje sipas standardeve. Ndërkohë që PD, LSI, PDIU dhe PR mbështetën që dje draft marrëveshjen dhe ishin gati për nënshkrimin e saj, PS dhe PBDNJ shprehu një sërë kundërshtish.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci deklaroi se ishte gati të formoste, vetëm nëse plotësoheshin kushtet e PS-së, që nga transaprenca post zgjedhore, listat e zgjedhësve, garancia për kartat e identitetit, hartimi i rregullores së KQZ-së dhe revokimi i gjithë vendimit të dhëna nga ajo në mënyrë të njëanshme.
Kerkesat e PS-se, sipas Patozit nuk kane te bejne me draft marreveshjen e propozuar dhe dalin jashte kesaj kornize. Ai i ka cilesuar kushtet, thjesht kerkesa politike, madje qe kerkojne edhe ndryshime ne Kodin Zgjedhor, te cilat jane te papranueshme para zgjedhjeve.