Shfaqen pakenaqesi ne PSdeputetet qetesojne bazen

TIRAN - Zyrtarizimi i kandidaturave nga ana e Partise Socialiste krahas gezimit te nje pjese ka sjelle dhe qejfmbetjet e shume te tjereve.
Ndonese kryetari i socialisteve Edi Rama kishte kerkuar mirekuptimin e atyre te propozuarve nga baza qe nuk do te zgjidheshin si kandidate zyrtare nje gje e tille nuk ndodhi.
Kemi pasur veshtiresi per shkak se ne nje numer te konsiderueshem njesish vendore kemi me shume se nje kandidat. Kemi zona te tera ne te cilat eshte realisht nje zgjedhje e veshtire mes kandidatesh burra e gra qe i ofrojne PS i ofrojne koalicionit te Aleances per te Ardhme eksperiencen e tyre cilesite e tyre si dhe ambiciet e tyre. Nderkohe ne kemi detyrimin qe te bejme zgjedhjen duke zgjedhur vetem nje - deklaroi Rama pas mbledhjes se Kryesise me 27 mars.
Menjehere pas publikimit te listes zyrtare mbremjen e dy diteve me pare nga ana e socialisteve per emrat e kandidateve te koalicionit Aleanca per te Ardhmen ne seline roze kane ardhur dhe informacionet e para per qejfmbetjet e krijuara ne shume zona te vendit.
Me sa duket mesazhi i kryetarit te opozites se kjo eshte nje beteje per te rrezuar Berishen dhe jo nje beteje per karrigen nuk eshte kuptuar shume mire nga baza e socialisteve. Me te marre kete informacion deputetet e grupit parlamentar Socialist dhe drejtues te larte socialiste kane marre kontaktet me zonat per te qetesuar gjendjen ne te cilen ndodhen disa zona. Diten e djeshme ambientet e Partise Socialiste ne Tirane ishin pothuajse te boshatisura.
Ndryshe nga nje dite me pare kur zona brenda dhe jashte saj ishte e mbipopulluar ka zyrtare te larte socialiste keta te fundit jane detyruar nga rrethanat qe te zbresin ne baze per te sheshuar mosmarreveshjet.
Qellimi i kryesor i tyre eshte arritja e marrjes se mbeshtetjes nga ana e kandidateve te propozuar ne asamblete e rretheve qe nuk u zyrtarizuan nga mbledhja e fundit e Kryesise se Partise Socialiste. Qejfmbetjet e tjera te socialisteve ne rrethe kane te bejne me zonat te cilat u jane lene aleateve ne oret e fundit te negociatave.
Duke qene se baza e socialisteve prej kohesh po punonte per zgjedhjet e ardhshme vendore qe priten te zhvillohen me 8 maj disa prej tyre kane ngelur te habitur kur kane mesuar se zona te cilen mbulonin u eshte lene nje prej aleateve te Aleances per te Ardhmen.
Kjo gje ka sjelle dhe pakenaqesi ne radhet e bazes per shkak te levizjeve te oreve te fundit me zonat te cilat investonin prej kohesh. Krahas radheve te socialisteve ne rrethe keto pakenaqesi jane shoqeruar edhe tek deputetet e grupit parlamentar Socialist te cilet jane vene ne veshtiresi perballe kesaj situate.
Meqenese keto te fundit jane pergjegjes te zonave elektorale mbartin dhe pergjegjesine qe zonat te cilat jane nen administrimin e tyre te mos kene probleme dhe te jene sa me te unifikuara. Indirekt edhe pakenaqesite e aleateve te Partise Socialiste kane ardhur pasi deputetet e grupit parlamentar Socialist nuk kane pranuar te lirojne zonat qe ata i kane te sigurta dhe qe po punojne prej kohesh per fitoren e tyre.
Ne lidhje me gjendjen ne te cilen ndodhet baza te zgjedhurit socialiste dhe drejtuesit ne rrethe do te raportojne ne seline roze per te mbajtur te informuar Partine Socialiste.