Tryeza e perbashket per zgjedhjet marreveshja dhe kushtet e PS
Ne draft-propozimin e Astrit Patozit iu kerkohet partive politike te shmangin presionet mbi administraten shteterore dhe te mos ndryshojne komisioneret
16 pikat e demokrateve
Partia Demokratike paraqiti dje ne tryezen e partive politike draft-marreveshjen qe sipas saj do te vendoste bazat e zhvillimit te zgjedhjeve te 8 majit. Ne fjalen e tij kreu i grupit parlamentar Demokrat Astrit Patozi u shpreh se jane te gjitha hapesirat per te vepruar bashkerisht te gjitha forcat politike ne rast se ekziston deshira per te shkuar drejt zgjedhjeve te standardeve te larta.
Drafti i demokrateve perbehet nga 16 pika ne te cilat u kerkohet partive qe te zbatojne rekomandimet e OSBE/ODIHR si dhe angazhimin per permbushjen me perpikeri per te kontribuar nje fushate te qete dhe etike qytetare. Ajo qe te bie me shume ne sy eshte propozimi per ndalimin e presioneve mbi zgjedhesit apo punonjesit e administrates ne nivel qendror e vendor per pjesemarrje ose mospjesemarrje ne aktivitete te fushates zgjedhore te subjekteve politike.
Edhe Rekomandimi i OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet e kaluara parlamentare evidentonte ushtrimin e presionit mbi punonjesit e administrates shteterore duke i perdorur ata neper fushata ose diten e zgjedhjeve. Nje tjeter pike lidhet me afatet qe partite politike duhet te respektojne dhe per komisioneret. Edhe pse asnje prej forcave politike nuk respektoi limitet kohore te vendosura drafti i kerkon partive politike qe te respektojne afatet dhe te mos ndryshojne komisioneret. Nje ndryshim i tille sipas demokrateve qe jane edhe propozuesit rrezikon qe zgjedhjet te administrohen nga persona te patrajnuar.
Propozimi i PD
MARRVESHJE E PARTIVE PARLAMENTARE PR ZGJEDHJET VENDORE 2011
1. Partite parlamentare te Kuvendit te Shqiperise u mblodhen sot me 29 mars 20.11 per te shqyrtuar rekomandimet e ODIHR-it qe i adresohen forcave politike dhe vendosen identifikimin dhe marrjen persiper te pergjegjesive te tyre nepermjet nenshkrimit te kesaj marreveshjeje
2. Partite riafirmojne konstatimin e OSBE/ODIHR-it se Kodi Zgjedhor perben nje baze te detajuar teknike per mbajtjen e zgjedhjeve demokratike dhe se zbatimi i plote dhe me vullnet te mire i tij dhe legjislacionit te lidhur me procesin zgjedhor garanton te drejtat e zgjedhesve dhe cdo subjekti zgjedhor si dhe standardet me te larta nderkombetare per zgjedhjet e dates 8 maj 2011
3. Partite bien dakord qe stabiliteti i legjislacionit zgjedhor i percaktuar si parim i rendesishem zgjedhor nga OSBE-ja dhe Keshilli i Europes eshte themelor per mbarevajtjen e procesit zgjedhor ne fazen aktuale te pergatitjeve zgjedhore te nisura nga administrata zgjedhore ajo e pushtetit qendror dhe atij lokal
4. Partite riafirmojne pranimin e plote te rekomandimeve te Raportit te OSBE/ODIHR-it qe u drejtohen drejtperdrejt apo terthorazi partive politike specifikisht rekomandimet nr. 1 nje 9 nente dhe 16 gjashtembedhjete te ketij Raporti
5. Partite angazhohen te permbushin ne kohe dhe me perpikeri cdo detyrim ligjor gjate fushates zgjedhore ne funksionimin e tyre si subjekt zgjedhor duke kontribuuar per nje fushate te qete dhe me etike qytetare qe u krijon zgjedhesve mundesite e plota per te formuar dhe shprehur lirshem vullnetin e tyre
6. Partite do te shmangin ushtrimin e presionit mbi zgjedhesit apo punonjesit e administrates ne nivel qendror e vendor per pjesemarrje ose mospjesemarrje ne aktivitete te fushates zgjedhore te subjekteve politike
7. Partite bien dakord qe te udhezojne dhe marrin masat e duhura qe anetaret e komisioneve zgjedhore te emeruar mbi propozimin e tyre sipas percaktimeve ligjore perfaqesuesit prane administrates zgjedhore kandidatet e paraqitur prej tyre dhe vezhguesit do te zbatojne me perpikeri cdo rregullim ligjor dhe nenligjor ne fuqi duke synuar ne cdo rast zbatimin e germes dhe frymes se ligjit ne funksion te permbushjes me sukses dhe ne afatet ligjore te procesit zgjedhor
8. Partite angazhohen te propozojne ne kohe dhe sipas kritereve te percaktuara ne Kodin Zgjedhor dhe aktet e KQZ-se te gjithe anetaret e komisioneve te nivelit te dyte dhe te trete anetaret e grupeve te numerimit si dhe vezhguesit e tyre duke marre masat qe kandidatet e propozuar te mos kene qene me pare subjekt i masave disiplinore nga ana e KQZ-se
9. Partite angazhohen qe komisioneret e emeruar me propozimin e tyre do te marrin pjese ne trajnimet e organizuara nga KQZ-ja sipas programeve te percaktuara prej saj
10. Partite do te bejne gjithcka qe anetaret e komisioneve te emeruar me propozimin e tyre do te qendrojne ne detyre sipas percaktimeve ligjore gjate periudhes parazgjedhore diten e zgjedhjeve dhe periudhen paszgjedhore. Ata nuk do te braktisin detyren dhe kur eshte e nevojshme do marrin masa per zevendesimin e menjehershem te tyre sipas afateve te percaktuara ne ligj dhe akte nenligjore
11. Partite ne asnje rast nuk do te udhezojne anetaret e tyre ne administraten zgjedhore te cdo niveli qe te largohen nga detyra me vulen perkatese ne perdorim te tyre sipas ligjit apo cdo dokument apo material tjeter zgjedhor te nevojshem per mbarevajtjen e procesit zgjedhor vecanerisht vulat e KQV- ve gjate dites se votimit
12. Partite nuk do te nderrojne anetaret e komisioneve te nivelit te dyte dhe te trete dhe anetaret e grupeve te numerimit pervecse ne perputhje me kriteret ligjore dhe vetem kur kjo eshte e domosdoshme me qellim qe te ruhet stabiliteti i funksionimit me efikasitet i administrates zgjedhore
13. Partite politike do te marrin te gjitha masat qe te sigurohet marrja ne dorezim e materialeve zgjedhore para hapjes se procesit zgjedhor dhe dorezimi i tyre i rregullt prane komisioneve te nivelit me te larte
14. Partite angazhohen qe komisioneret te bashkepunojne kolegjialisht me vullnet te plote ne mbarevajtjen e procesit te votimit per te penguar ne perputhje me aktet e KQZ-se tentativat per votim familjar dhe te cdo praktike tjeter te paligjshme votimi
15. Partite do te marrin masa dhe do te bashkepunojne me KQZ-ne kunder cdo bllokimi te procesit zgjedhor perfshire votimin dhe numerimin e votave
16. Partite angazhohen per te garantuar transparence te plote te procesit zgjedhor duke shfrytezuar hapesirat ligjore per vezhgim te procesit te votimit dhe numerimit si dhe duke lejuar vezhguesit e subjekteve te tjera ata te shoqerise civile apo ata nderkombetare qe te vezhgojne te papenguar cdo aspekt te procesit te votimit dhe numerimit
Ruci Ska marreveshje pa pranuar kushtet tona
Partia Socialiste e kushtezoi marreveshjen paraelektorale me Partine Demokratike dhe me forcat e tjera politike me pranimin prej mazhorances te tete kushteve te saj qe lidhen me garantimin dhe transparencen e zgjedhjeve. Nje nga propozimet e opozites parashikon edhe mundesine e hapjes se kutive te votimit per hetimin e materieve qe jane brenda tyre nje element i cili nuk iu garantua asaj ne zgjedhjet e pergjithshme te 28 qershorit 2009 dhe qe u be edhe shkaktarja per krizen e zgjatur politike ne vend. Nje tjeter pike e rendesishme lidhet edhe me rikthimin e te gjitha vendimeve te ndermarra nga KQZ gjate kohes ku kane munguar tre anetaret e majte ne kete institucion.
Tete kushtet e vendosura nga socialistet
1. Transparenca postelektorale
Kjo realizohet duke kryer nderhyrjet e duhura ligjore ne pjese te Kodit Zgjedhor qe rregullojne ruajtjen dhe administrimin e kutive zgjedhore duke percaktuar modalitetet ligjore qe mundesojne aksesin e plote per qellime hetimi nga organet e interesuara perfshire edhe komisionet hetimore te Kuvendit. Nderhyrjet ligjore mund te garantojne edhe aksesin e shoqerise civile apo personave te interesuar per aspekte te caktuara qe ndikojne ne transparence apo hulumtime te tjera me dobi publike.
Nderhyrjet ligjore mund te behen qe tani pasi nuk ndikojne ne pergatitjet e filluara per zgjedhje dhe as ndryshojne norma qe ndikojne ne procesin zgjedhor. Mbi te gjitha e shtrijne efektin vetem pas perfundimit te zgjedhjeve vendore por duke ndikuar dukshem edhe per keto zgjedhje.
2. Transparenca e listave zgjedhore
Listat zgjedhore jane nje element kyc i procesit elektoral. Ne jemi te shqetesuar se perkunder deklarimeve te bera procesi per pergatitjen e tyre ka shfaqur shenja te dukshme te perpjekjeve per deformimin e tyre ne funksion te deformimit te procesit. Faktet tona jane te dukshme e publike. Nisur nga problemet e konstatuara dhe rendesise qe paraqet lista zgjedhore ne procesin zgjedhor ne kerkojme permiresimin e mekanizmave qe ndikojne ne transparencen e hartimit dhe publikimit te listave zgjedhore.
3. Identifikimi i zgjedhesve
Pikerisht perdorimi i makinave lexuese ne qendrat e votimit do te mundesonte identifikimin e plote te zgjedhesve dhe shmange perfundimisht votimet fiktive ne emer te te tjereve apo edhe ato familjare aq shume te kritikuar nga raporti i fundit i ODIHR. Perfshirja e tyre qofte edhe pjeserisht per keto zgjedhje do te ishte nje garanci minimale per kete proces.
4. Rikthimi i ligjshmerise ne KQZ
Ne e kemi bere te qarte. KQZ e dominuar politikisht nga ana juaj per shkak te drejtimit dhe shumices vendimmarrese te perfaqesuesve tuaj ne kete institucion ka pasur dhe vazhdon te kete nje ndikim negative ne proces. Kjo per shkak te drejtimit arbitrar vendimmarrjes se njeanshme ne shkelje te ligjit dhe ne funksion te interesave te Partise Demokratike. Revokimin teresisht te vendimeve te jashteligjshme.
5. Kthimin e vendimeve me shumice te cilesuar ne respektim te detyrimit te Kodit Zgjedhor
6. Devijimi i kerkesave te ligjit per vendimmarrjen me shumice te cilesuar eshte evidente ne shume nga aktet e KQZ-se.
Jane mbi 18 akte te KQZ-se te cilat kerkojne miratimin me shumice te cilesuar te akteve te cilat kane kaluar vetem me votat e shumices duke perbere nje thyerje flagrante te Kodit Zgjedhor. Te gjitha aktet e miratuara jane te natyres normative dhe qe kerkojne me domosdoshmeri konsensus. Pikerisht kete kane percaktuar forcat politike me hartimin konsesual te Kodit Zgjedhor.
7. Ligjshmeria ne aktet e KQZ.
Nga ana tjeter ne menyre abuzive dhe ne kundershtim me ligjin qe nga fundi i vitit 2010 kryetari i KQZ ka anashkaluar detyrimin per bashkefirmosje qe parashikon Kodi Zgjedhor. Te gjitha keto akte jane te pavlefshme sipas ligjit duke e bere situaten e paligjshmerise shume serioze ne kete institucion.
8. Funksionim i institucionit te KQZ mbeshtetur ne ligj dhe ne rregullore.
KQZ eshte i vetmi institucion ne Shqiperi i cili nuk ka akoma nje rregullore te miratuar me gjithe insistimin e vazhdueshem te anetareve te propozuar nga opozita qe nje vit me pare. Miratimi i rregullores eshte jo vetem nje kerkese e ligjit por edhe nje kerkese e domosdoshme per mirefunksionimin e institucionit.