E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza per drejtesine Ndryshime ne Kodin e Procedures Penale

Ministria e Drejtesise dhe EURALIUS kane organizuar nje tryeze te rrumbullaket ku u vu ne dukje domosdoshmeria e rishikimit te Kodit te Procedures Penale.


Ne kete tryeze moren pjese ambasadori amerikan Aleksander Arvizu zv. ambasadori i Luigi Brusse zv. kryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu kryeprokurorja Ina Rama ministri i Drejtesise dhe gjyqtare e prokurore. Gjate mbledhjes pjesemarresit jane ndalur ne parimin e gjykimit te panderprere afatet hetimore dhe rregullat e marrjes se provave dhe imuniteti i gjyqtareve si garanci per nje gjykim te drejte.


Ambasadori i SHBA-se Aleksander Arvizu ka bere kerkese per rishikimin e Kodit Penal ne Shqiperi dhe nenvizoi se kodi i ri duhet te jete njesoj per te gjitha hetimet dhe te trajtohen te gjithe ne menyre te barabarte.


Nese ne shume vende te tjera imuniteti i zyrtareve te larte eshte i kufizuar ne Shqiperi ai eshte i plote dhe kjo ndikon ne shume raste ne krijimin e pengesave per hetime te ndryshme ndaj tyre tha Arvizu .


Gjithashtu Arvizu u shpreh se afatet kohore te hetimeve jane teper te shkurtra dhe nuk lejojne hetime te mirefillta sidomos ne ceshtje te korrupsionit apo te krimeve. Ai kerkoi edhe njehere qe te rishikohet Kodi i Procedures Penale.


Ambasadoret e jashtem e cilesuan shume te rendesishme heqjen e imunitetit te gjyqtareve. Shqiperia eshte e vetmja qe ka imunitet te gjere theksoi Arvizu.


Ne fjalen e saj kryeprokurorja Ina Rama ka theksuar se nevoja per ndryshime ne eshte tashme nje nevoje e maturuar dhe shprehu besimin e saj per nje produkt pozitiv pas ndryshimeve. Dy prej problemeve te drejtesise sipas saj jane gjykimi i panderprere dhe ceshtja e imunitetit i cili shmang ndeshkimin.


Ndersa kreu i KLD-se Kreshnik Spahiu u shpreh se sheh si zgjidhje koordinimin institucional e bashkepunimin i cili ne shume raste ka munguar. Problemet e padrejtesise duhet te marrin fund ne hallken e fundit sistemi i drejtesise. Te gjitha problemet duhet te trajtohen njelloj dhe me drejtesi. Te gjithe qytetaret duhet te trajtohen njesoj pavaresisht funksioneve qe ata mbajne. Ligji procedural penal duhet te ndryshoje por duhet te ndryshoje edhe menyra e te zbatuarit te drejtesise penale dhe procedurale.


Sipas Spahiut shtyrja dhe zvarritja e proceseve gjyqesore ka cuar ne mungese te besimit te publikut te drejtesia. KLD konkludon ne nje sere rekomandimesh heqja e imunitetit te gjyqtareve. Nuk mund te kemi gjyqtare qe tremben nga drejtesia. Per te rritur eficencen e punes se organit te akuzes gjyqtaret nuk duhet te kene imunitet. Gjyqtaret duhet te kene integritet dhe jo te mbrohen me imunitet.


Gjithashtu Spahiu theksoi se koordinimi institucional i sistemit te drejtesise do te sjelle pasoja te deshiruara dhe ka ngulmuar ne identifikimin e pjeses me kompetente te trupes gjyqesore per gjykimin e ceshtjeve te rendesishme.


eshtjet me ndjeshmeri te madhe ne publik perfaqesojne menyren se si perceptohet drejtesia. Kryetaret e gjykatave te ndihmuara edhe nga KLD-ja do te perzgjedhin kolegjet qe do te gjykojne ne te ardhmen ceshtjet me te rendesishme.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›