E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjen barakat e romeve dhunohen familjet e tyre

TIRAN- Digjen dhe shkrumbohen barakat e 45 familjeve rome ne nje fushe prane tregut afer stacionit te trenit ne kryeqytet me qellim per ti larguar ata nga vendi ku ishin vendosur ne marreveshje edhe me pronarin e truallit. Prej me teper se nje jave familjet rome jane zhvendosur me dhune e me force nga barakat e tyre pasi ato iu jane djegur nga persona te panjohur ndersa jane detyruar te vendosen ne banesat e familjeve te tyre dhe te afermve ne zona te ndryshme te Tiranes deri ne gjetjen e nje strehe te re prej tyre.


Po keshtu mesohet se ata jane shperndare ne Elbasan Berat e qytete te tjera ku ata kane pasur te njohur dhe te aferm. Ngjarja ka ndodhur disa dite me pare ndersa nje organizate britanike e quajtur Qendra Komunitare e cila kujdesej me trajtime mjekesore dhe keshillime per grate dhe femijet eshte vene ne kerkim te tyre.

Nderkaq perfaqesues te shoqates thane dje per gazeten Shekulli se familjet e demtuara kane denoncuar veprimet e djegies se baneses dhe te djegies se barakave te tyre ne Policine e Tiranes. Pavaresisht denoncimit te familjeve te demtuara sipas perfaqesuesve te shoqates Drejtoria e Policise se Tiranes nuk ka nisur asnje veprim apo hetim ne lidhje me ceshtjen me argumentin se te demtuarit nuk kane dashur te japin kallezim. Ne te kundert sipas shoqates e verteta eshte ndryshe pasi policia e Tiranes nuk ka marre kallezimin e personave madje per te kryer kallezimin ata jane asistuar edhe prej nje prej operatoreve te shoqates gjithashtu eshte kercenuar nga persona te panjohur.


45 familje te komunitetit rom prej me teper se dy vitesh jetojne ne nje grup prej 38 barakash qe ndodhen ne nje zone prane tregut ne afersi te stacionit te trenit. Gjate kesaj kohe ata aty kane jetuar kane kryer aktivitete te vogla tregtare duke qene se tregu ishte afer dhe shisnin rroba te perdorura.


Perfaqesues te shoqates thone se dy jave me pare persona te dehur dhe me shishe birrash ne duar hyn ne kasolle dhe me pas kane nisur te bertasin dhe te grinden me pjesetaret e familjeve rome duke i goditur share e fyer. Keto veprime jane kryer per pese dite me radhe nga persona te ndryshem te cilet nga gjuha dhe dialekti qe perdornin dukeshin sikur ishin nga Tropoja- thote nje nga banoret e dhunuar i cili kerkon te mos identifikohet per shkak te presionit te ushtruar ndaj tij dhe ndaj pjesetareve te tjere te familjes nese flisnin.


Me tej ky person tregon se personat vinin aty dhe iu thonin se duhej te shporreshin te zhdukeshin te qeroheshin qe aty. Me tej ai rrefen se jane goditur me objekte prej hekuri dhe me sende te ndryshme. Nje nga banoret e dhunuara nje grua e moshuar e cituar nga televizioni Top- Channel tha Ate nate ne ishim ne gjume ata erdhen dhe u futen ne barake. Une u cova kur shoh tropojane me hekura dhe me arme. Tropojani me gjuajti me shkelma. Nje person qe punon prane zones ku jane djegur barakat tha dje per Shekullin se barakat jane djegur nga persona te panjohur se paku 10 dite me pare.


Drejtori i Policise se Tiranes Sajmir Mucaj

Banoret jane larguar me deshire
konflikti pas dasmes me muzike te larte


Drejtori i Policise se Tiranes ne nje komunikim telefonik me gazeten Shekulli tha se ka pasur nje problem disa dite me pare ne zonen ku kane qene vendosur barakat pasi familjet rome kishin organizuar nje dasme per te martuar nje nga vajzat e komunitetit e cila ishte 13 vjecare. Sipas Mucajt banoret e zones te shqetesuar nga fakti se muzika e komunitetit ka qene e larte edhe ka zgjatur per ore te tera per te festuar martesen e nje prej vajzave iu jane drejtuar pjesetareve te komunitetit qe te mbyllnin muziken. Nje kerkese e tille sipas Mucajt eshte bere qe komuniteti rom te mbyllte dasmen dhe ata te ulnin muziken pasi nje situate e tille po zgjaste jashtezakonisht shume duke krijuar probleme dhe prishje te qetesise ne bllokun e pallateve te reja qe jane ngritur ne nje perimeter prej 200-300 metrash nga vendi eshte vendosur komuniteti rom.


Sipas tij mes banoreve dhe pjesetareve te komunitetit rom per kete shkak eshte krijuar nje situate konfliktuale dhe se policia ka mberritur ne kete zone menjehere pas informacionit te marre ne lidhje me konfliktin duke nderhyre. Nderkaq sipas kryepolicit te Tiranes banoret e komunitetit rom kane vendosur me pas te largohen vullnetarisht nuk kane pasur probleme dhe kane deklaruar se donin te largoheshin me deshiren e tyre pa pranuar te japin ndonje denoncim apo kallezim per konfliktin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›