E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza,Rama takon ambasadorin Withers

Një ditë para tryezës së Presidentit Topi dhe pas takimeve në Strasburg, kreu i PS-së, Edi Rama zhvilloi një takim me ambasadorin amerikan në vendin tonë, John Withers. Takimi u përqendrua mbi strategjinë e tryezës së nesërme ku do të kërkohet zgjidhja e ngërçit politik në vend.
Më herët, kreu i PS-së takoi ambasadorin e KE-së, Helmut Lophan, dhe ambasadorin e Spanjës, që mban presidencën e radhës së BE, Manuel Montobbio.

Takimet me ambasadorët vinë një ditë pas vizitës dy ditore që krysocialisti Rama bëri në Strasburg dhe ku zyrtarë të lartë theksuan nevojën e zgjidhjes së krizës dhe transparencës së plotë të zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›