Torres shpreson të rikthehet kundër Cityt
Mediat në Angli shkruajnë se Fernando Torres do të mund të rikuperohet më shpejt se parashikimet dhe të rikthehet në fushë në kohë për takimin kundër rivalit për vendin e katërt, Manchester Cityt.
Torres është jashtë fushe që nga 13 janari kur u dëmtua në takimin e Kupës FA kundër Reading. Spanjolli më pas bëri një operacion në Barcelona dhe sipas parashikimeve të para ai duhej të mungonte për shtatë javë.