E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tsarnaev ne burgun federal

Nga klinika, ku mori trajtimin e parë mjekësor, i dyshuari për shpërthimet me bombë në Maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev, është zhvendosur në ambjentin spitalor të një burgu federal, në verilindje të Masaçusetsit.

Nuk dihet cila është situata shëndetësore e 19-vjeçarit, që po mjekohet për një plagë të marrë në fyt, por qendra Devens, ku ai është vendosur, i rezervohet më së shumti të paraburgosurve, që kërkojnë një shërbim të specializuar apo kujdes mjekësor afatgjatë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›