E Diel, 1 Nëntor 2026

Tsunami në Japoni, regjistrohen 19 të vdekur

Shtohet bilanci i viktimave nga tsunami në Japoni. Mediat ndërkombëtare theksojnë se 19 persona janë konfirmuar të vdekur dhe disa qindra të tjerë janë shpallur të zhdukur.
 

Sipas “Agence France Press”, numri i viktimave pritet të jetë shumë më i lartë, ndërsa disa ndërtesa janë shembur e zjarre masive kanë shpërthyer në qytetet japoneze.

Dallgët e detit kanë depërtuar disa kilometra në brendësinë e tokës. Ndërkohë një dallgë me lartësi 10 metra po lëviz me shpejtësi drejt brigjeve ruse, australiane, filipinase dhe tajlandeze, ndërsa mësohet se në Rusi ka nisur evakuimi i banorëve pranë brigjeve të detit Bering dhe detit Orholsk.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›