Japoni, rritet bilanci i viktimave nga tsunami

26 persona janë konfirmuar të vdekur dhe disa qindra të tjerë janë shpallur të humbur, pas tërmetit prej 8.9 ballë dhe tsunamit që goditi në orët e para të mëngjesit Japoninë, ndërsa mediat bëjnë me dije së bilanci mund të jetë edhe më i madh.
Ndërkohë që kryeministri japonez ka bërë thirrje për qetësi, por gjithashtu ka deklaruar se personat në afërsi të brigjeve të veprojnë shpejt dhe të evakuohen. Evakuimet kanë nisur edhe në Rusi. Autoritet përkatëse kanë deklauruar se të rrezikuara nga tsunami, janë dhe Filipinet, Zelanda e Re, Hauai dhe vende të tjera. Disa nga ishujt në Pacifik janë më të ulta se valët e tsunamit kanë deklaruar autoritet.
Impiantet e naftës, kanë marrë flakë duke shkaktuar një zjarr të madh në afërsi të Tokios, mediat raportuan edhe mosfunksionimit të impianteve bërthamorë, por kryeminsitri ka mohuar këtë fakt gjatë konferencës për shtyp.
Dallgët e mëdha që përfshinë brigjet e japonisë variojnë nga 7,3 deri në 10 metra lartësi. Tërmeti prej 8.9 ballësh, shkaktoi shumë dëme materiale, vlera e të cilave është e pallogaritshme. Gjendja është shumë kaotike, ndërkohë që frika e një dallge të madhe që mund të godasë sërish vendin edne nuk është larguar. Njerëzit, janë mundur që të hipin në ndërtesat më të larta, për ti shpërtuar vërshimeve të ujit, të cilat morën përpara çfarë gjenin.
Ndërkohë që filmimet televizive kanë treguar pamjet nga paralmenti ku qeveria dhe deputetët ishin mbledhur për një senacë të rradhës. Në një konferencë për shtyp kryeministri i ka kërkuar popullsisë që të veprojë
Dëmet nga ky tsunami dhe tërmeti pritet të jenë të mëdha, ndërsa thuhet se ky është tsunami më i rënd që prej 140 vitesh.