Opozita në Siri me grevë kundër dhunës

Sipas të dhënave të aktivistëve për të drejtat e njeriut, gjatë fundjavës u zhvilluan protesta në shumë provinca.
Në provincën Dara dhe Idleb, si dhe në qytetet Homs dhe Harasta, u mbyllën një pjesë e madhe e dyqaneve. Forcat e sigurimit ishin përpjekur që t'i detyronin me dhunë tregtarët të hapnin dyqanet e tyre, bën të ditur qendra e vëzhguesve sirianë për të drejtat e njeriut në Londër. Edhe në kryeqytet, në lagjen ku sundon opozita dhe në disa fakultete të Universitetit u bë thirrje për mbylljen e dyqaneve në shenjë proteste.
Kryetari i këshillit kombëtar opozitar të Sirisë, Burhan Ghaliun, tha për revistën gjermane "Der Spiegel", se opozita nuk është më e gatshme për të negociuar me vrasjet që kanë ndodhur në Damask.
Në të njëjtën kohë ai theksoi se ajo është e gatshme të bisedojë me zyrtarë ushtarakë dhe civilë për të ardhmen e vendit.
Në ndërkohë raportohet se ushtarët sirianë i kanë luftuar kryengritësit, në një prej betejave më të mëdha në nëntë muajt e fundit në Siri.