E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tubim në mbështetje të Palestinës/ Dhjetëra qytetarë kërkojnë të ndalen bombardimet në Gaza

Dhjetëra qytetarë u mblodhën ne sheshin “Skënderbej” në një tubim në mbrojtje të Palestinës.

Me pankarta “ndaloni bombardimet” tubuesit shprehën mbështetjen e tyre për paqe dhe liri të popullit palestinez.

Ata i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë për të ndaluar bombardimet izraelite që po vrasin civilë dhe fëmijë të pafajshëm.

Tubimi në mbrojtje të Palestinës u thirr nga pesë shoqata myslimane në vendin tonë.

Ato kishin parashikuar edhe një marshim paqeje deri në sheshin “Nënë Tereza” por nuk u lejuan nga policia.

Që nga nisja e luftës në Gaza, ky është tubimi i dytë në mbështetje të popullit të Palestinës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›