E Diel, 1 Nëntor 2026

Tubimi i PD më 17 prill, Apeli liron nga qelia pesë protestues

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për pesë protestuesit e arrestuar pas akteve të dhunës gjatë protestës, ku dyshohet se hodhën molotovë në drejtim të godinës së Këshillit të Ministrave.

Gjykata e Apelit u mblodh sot me kërkesë të palës mbrojtëse, e cila kërkoi lirimin nga qelia të pesë protestuesve që ndodheshin në masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Pasi dëgjoi palët, gjyqtari Dritan Hasa vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest me burg” në “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për Klement Çuçkën, Bujar Tushën, Henri Shapllon, Mirvet Tocillën dhe Semi Biçin.

Lidhur me protestën e 17 prillit, të organizuar nga PD, në total janë 11 protestues nën hetim. Pesë prej tyre u lanë në shkallën e parë në masën “Arrest me burg” dhe sot dolën nga qelia, ndërsa për gjashtë të tjerët, gjyqtari i shkallës së parë Enkel Peza vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Gjykata vendosi në shkallën e parë masën “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për Bardhyl Ndoun, Sokol Bajraktarin, Igball Domin, Gentjan Tugën, Ernest Kapon dhe Edison Shytin.

Organi akuzës akuzon protestuesit e ndaluar për “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”, “Kundërshtim i punonjësit të rendit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e mjeteve të rrezikshme”.

11 të hetuarit për tubimin e PD më 17 prill:

  1. Klement Çuçka
  2. Bujar Tusha
  3. Henri Shapllo
  4. Mirvet Tocilla
  5. Semi Biçin
  6. Bardhyl Ndou
  7. Sokol Bajraktari
  8. Igball Domi
  9. Gentjan Tuga
  10. Ernest Kapo
  11. Edison Shyti

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›