E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tuhel-Lukaku, është paqe: Romelu kërkoi falje

Një ditë pas bisedës ballë për ballë, pas përjashtimit nga ndeshja me Liverpool, Thomas Tuchel konfirmoi se Romelu Lukaku është “rikthyer” në skuadrën e Chelseat. “Së pari jemi të lumtur që morëm kohë për të folur me qetësi. Kështu bëmë. Ai kërkoi falje dhe u rikthye në skuadër”, tha trajneri i bluve duke folur para ndeshjes gjysmëfinale në Carabao Cup kundër Tottenhamit.

“Ishte e qartë se ne donim të kuptonim që ai nuk e bëri me qëllim. Gjithashtu, kjo është hera e parë që e bën këtë”, shtoi trajneri gjerman. “Kurrë nuk ka pasur as më të voglën sjellje të tillë ndaj skuadrës. Ishte hera e parë që e dëgjonim të fliste kështu”, përfundoi Tuchel.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›