Tulipa Albanica, tulipani i zbuluar së fundi në Shqipëri
Një tulipan i zbuluar kohët e fundit në Shqipëri, mund të jetë më i përhapuri në të gjithë Ballkanin.
Në rubrikën Të reja nga natyra në të përditshmen britanike The Guardian sot i dedikohet hapësirë e veccantë zbulimit të këtij lloj tulipani në vendin tonë.
Quentin Wheeler nga Universiteti Shtetërot i Arizonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thotë se prej sot njihen më shumë se 100 lloje tulipanësh të shpërndarë nga Kina, në Azinë jug-perëndimore, Afrikën e Veriut, por tashmë Tulipa Albanica do të njihet si tulipani më i ri, me origjinë shqiptare.
Tulipa Albanica është zbuluar në afërsi të fshatit Surroj ne Kukës, i cili është dy formësh, i kuq dhe i dominuar nga ngjyra e verdhë. Ky tulipan mendohet të ketë shpërndarje të gjerë në të gjithë Ballkanin.