Kine 10 vjet per makinen fluturuese

Mallrat kineze kanë pushtuar botën dhe jo vetëm kaq. Kinezët kanë filluar të ndërtojnë në shtëpitë e tyre makina fluturuese. Këtë e ka realizuar Zhang Hi nga provinca e Hebeit në afërsi të Pekinit, i cili arriti të ngrejë në ajër atë që skicoi dhe ndërtoi vetë.
Zhangu la punën dhjetë vjet më parë dhe me ndihmën e internetit dhe te miqve, arriti të realizojë ëndrrën për të cilën hoqi dorë nga gjithçka.
Kjo makinë fluturuese punon me benzinë, mund të arrijë shpejtësinë deri në 100 km në orë dhe Zhangu planifikon që shumë shpejt ta nxjerrë në shitje, dhe në të ardhmen, pse jo, edhe të prodhojë disa të tilla.