E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuna dhe Kaos, "e bojnë nxehtë"

Reperët e grupit “Kaos”, pas lansimit të këngë së tyre të re  “Ngoje zemrën tem”, janë kritikuar nga Altuna Sejdiu.

Këngëtarja shkupjane, e cila më herët ka bashkëpunuar me Kaos, duke përfshirë edhe një duet me Vig Poppa, ka akuzuar reperët shqiptarë se po vjedhin muzikë nga turqishtja, duke thënë: ”S’po di a po dëgjoj rep shqiptar a "soundtrack"-a të filmave turqisht”.
Kësaj i ka pasuar kundërpërgjigja nga anëtari i grupit Kaos, Lumi B:  ”Ata që i kanë bërë "soundtrack"-at turqisht, t’i kanë bërë hitet më të mëdhaja në karrierë. Prapë se prapë, më mirë se me rreh ****…”, ka shtuar Lumi, duke aluduar në gjestin e shumëpërfolur të Tunës, në videoklipin "I asaj".    “Ngoje zemrën tem” është ndryshe nga këngët tjera të këtyre reperëve, duke qenë se u kushtohet prindërve, të cilëve përmes kësaj kënge u kërkohet falje. 
Muzika e këngës është realizuar nga Vig Poppa, ndërsa të dy anëtarët e kanë shkruar tekstin. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›