Çiljeta: Javën tjetër bëhem nënë

Këngëtarja, Çiljeta Xhilaga, këtë javë pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, që është djalë.
“Kam vendosur të bëj lindje me operacion, për të qenë më e sigurt dhe për ta pasur nën kontroll këtë lindje”, tha Çiljeta për gazetën “Panorama”.
Ajo ka vendosur datën e operacionit në spitalin grek në Tiranë, ndërkohë që nga kontrolli i fundit mjekësor, fëmija është shumë i shëndetshëm dhe ka peshën 3 kg e 200 gr.
Çiljeta ka përgatitur gjithçka për të kaluar një lindje sa më të thjeshtë, me sjelljen në jetë të djalit të saj, që kanë vendosur ta quajë Fernando. Në lindje do të asistojë dhe babai i fëmijës, Tomas, me origjinë latino-amerikane../Indeksonline/