Tuna kopjon veshjen

Këngëtarja nga Shkupi, Tuna, për dy vite radhazi vazhdon të jetë, më e përfolura dhe më e dëgjuara në skenën muzikore shqiptare. Ajo vitin e kaluar u bë hit me prekjen që i bënte “zogut” në këngën “I asaj”. Ndërsa aktualisht ka shkelur të gjithë konkurrentët e saj me këngën “Fenix”, që gjithashtu në qendër ka “zogun".
Por sado që ajo mundohet të del më origjinale, nga këngëtarët tjerë të skenës shqip të muzikës, edhe ajo ka kopjuar, bile deri në detaje.
Veshja karakteristike në këngën e saj të fundit, del të jetë e kopjuar nga një pop këngëtare amerikane. Bëhet fjalë për Cecelia Marie, e njohur ndryshe si Cece Frey, e cila u rendit e 6-ta në X Factor USA, sezoni i II-të.. /indeksonline/