Elbasan, vetëvaret 60 vjeçari

Një person i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur në Elbasan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të ullishteve pas “Shtëpisë së Pritjes”, ku kalimtarë të ratit kanë gjetur të varur një person rreth të 60-ave, ende i paidentfikuar.
Paraprakisht mësohet se viktima i seksit mashkull është rreth 1.70 m i gjatë, me flokë të shkurtra, ngjyrë gështenjë. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e viktimës, si dhe shkaqet që e kanë çuar në vetëflijim./Indeksonline/