E Diel, 1 Nëntor 2026

Tuna pranon ndarjen, por jo biseksualitetin

Këngëtarja e mirënjohur, Altuna Sejdiu, ka konfirmuar se ajo është ndarë nga tashmë ish-bashkëshorti i saj Rilind Reka, por hodhi poshtë pohimet se shkaku ishte biseksualiteti i këngëtares.

Tuna e konfirmoi lajmin e ndarjes për Alsat, përderisa pohoi se ekzistojnë arsye tjera prapa ndarjes nga biznesmeni dhe jo siç kanë shkruar disa mediume kinse për shkak të biseksualitetit.

Është e vërtetë që jam ndarë, por kjo gjë dua të përfundojë me kaq, ky është prononcimi im i parë dhe i fundit për këtë çështje. Nuk dua të komoentoj më tepër dhe aq më pak të jap detaje dhe arsye për ndarjen. Se nga kush joshem unë, këtë e dinë më mirë publiku pasi ka shumë vite që jam në skenë dhe e kam dëshmuar këtë, theksoi Tuna duke ironizuar pohimet për biseksualitetin e saj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›