E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tariq Ramadan: Diversiteti është vullneti i Zotit

Tariq Ramadan është një personazh interesant dhe kontrovers. Ai është shkrimtar, filozof, akademik, teolog, dhe bën pjesë në sojin e intelektualit publik të kohëve të sotme. Rrjedhimisht, është edhe një personazh televiziv. Ai ka lindur në Zvicër, në një familje myslimanësh. Është besimtar praktikant. Por nga ana tjetër, mbron një numër tezash jo fort ortodokse për botën islame. Fjala vjen mbron tezën, se libri i shenjtë i besimit islam, Kurani, ka nevojë të interpretohet, se ka një islam aziatik, një islam afrikan, por ka dhe një islam europian, se feja është një gjë dhe kultura është një gjë tjetër, se myslimanët e botës euro-atlantike duhet të respektojnë ligjet e vendeve ku janë, etj, etj. Këto teza e kanë vënë shpesh në konflikt me të dy krahët, dmth edhe me myslimanët qw e shohin me dyhsim, edhe me perëndimorët qw nuk i zwnw besw. Ai është me ndikim të madh në botën e sotme, ndonëse qarqe të ndryshme mediatike-intelektuale të Europës e shpërfillin dhe e injorojnë si intelektual. Ai ka qënë këto ditë në Shqipëri, i ftuar nga shoqata myslimane dhe bota akademike. Eni Vasili ka shfrytëzuar rastin, dhe e ka ftuar në studion e saj të hapur, ku ai ka nënvizuar një pjesë të pikëpamjeve të veta. Kam shkëputur disa copa nga kjo intervistë. Ia vlen ta lexosh.

Pyetje: Shqipëria është një vend që ka 20 vjet që ka rrëzuar regjimin komunist dhe po aq vite që ka lejuar liritë e individit, përfshi dhe ato fetare. Ky vend dallohet për bashkëjetesën fetare. A është interesant në këndvështrimin tuaj? A kemi të bëjmë me një shembull?

Përgjigje: 20 vjet në shkallën e historisë nuk është një kohë e gjatë. Pas regjimit komunist, dhe asaj që iu bë feve, jo vetëm islamit, por edhe krishtërimit, judaizmit, tani po ndodh një lindje e re, dhe 20 vjet, janë koha që duhet për të arritur një shkallë. Është e rëndësishme për të qenë të hapur ndaj të gjitha feve, por duhet ta përmirësojmë situatën. Shqipëria nuk është akoma një shembull për vendet e tjera. Shqipëria duhet të jetë konsistente në vlerat e saj. Pra, siç kemi qytetarë që trajtohen të barabartë para ligjit, po ashtu dhe fetë duhet të trajtohen të tilla. Ndonjëherë kemi muslimanë që ndjehen më pak të respektuar se të krishterët, dhe të krishterët që mendojnë se muslimanët nuk i përkasin vendit.

Pyetje: Ju vini nga një tour rajonal. Keni qenë në Kroaci, Sarajevë, Shkup, Prishtinë. Mendoni se Ballkani ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në nxitjen e dialogut fetar dhe bashkëjetesën fetare?

Përgjigje: Po. Unë mendoj se ka një rol shumë të rëndësishëm, jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Europën…. Serbët, boshnjakët muslimanët, të krishterët duhet të vijnë në pikën ku të kuptojnë se e ardhmja është respekt i ndërsjelltë, dhe duhet tu shkojë mesazhi edhe vendeve perëndimore që islami nuk është fe e re në kontinent. Ai ka qenë aty me shekuj….

Pyetje: A ka sot një krizë morale në shoqërinë e sotme në të gjithë botën? A është në vështirësi familja, edukimi, shkolla?

Përgjigje: Në pyetjen tuaj ekziston dhe përgjigja. Ju po thoni diçka që është e kuptueshme për të gjithë. Të gjitha filozofitë të gjitha fetë, të gjitha shoqëritë, shoqëritë shekullare dhe ato tradicionale, po ballafaqohen me një krizë morale. Në shkollat tona, sot ne u mësojmë fëmijëve që të jenë produktive, të jenë të parët, të fitojnë para, por ndërkohë duhet të pyesim veten çfarë duhet ti mësojmë fëmijëve tanë që të jenë qytetarë të përgjegjshëm, dhe kjo nuk është thjesht çështje fetare, por çështje dinjiteti. Sistemi i edukimit sot ballafaqohet me këtë krizë.

Pyetje: A mund ti gjejmë këto përgjigje nëse nuk e dimë pse arritëm këtu? Pse bota është këtu sot në mendimin tuaj?

Përgjigje: Unë mendoj se bota është në një situatë të tillë pasi ne jemi të obsesionuar me fitimin e më shumë parave, e tw paturit më shumë pushtet dhe ngatërrojmë mirëqenien me pasurinë dhe paratë. Ajo çfarë duhet të bëjmë në këtë botë është të mos jemi spektatorë dhe të mos luajmë rolin e viktimës; në fakt duhet të merremi me gjëra që janë të rëndësishme për të gjithë ne, siç është etika në ekonomi, etika në politikë…. Më lejoni të shtoj diçka. Mungon etika në familjet tona. Në traditën islame thuhet që nuk mund të shkosh tek Zoti nëse nuk respektoni prindërit. Nuk do të jeni të lumtur me veten tuaj nëse nuk respektoni prindërit dhe më të moshuarit në shoqëri. Ju në Shqipëri mund të keni ende një shoqëri tradicionale, por duhet të jeni të kujdeshëm që të mos lejoni që kjo shoqëri tradicionale të bëhet shumë shpejt moderne duke zvetënuar vlerat. Dhe e dini çfarë? Kur një burrë i vjetër vdes, në shoqëri digjet një librari e tërë, ndaj respektoni të moshuarit. Kur flasim për krizë morale ajo fillon në familje, pra ne i japim mësim botës por harrojmë prindërit tanë.

Pyetje: Jemi 20 vite nga rënia e murit të Berlinit. Frensis Fukujama tha dikur se tashmë kemi hyrë në fundin e historisë dhe se demokracia liberale do të triumfojë kudo. Ju e ndani këtë mendim?

Përgjigje: E dini, unë e kam takuar z Fukujama. Isha në Japoni dhe patëm një diskutim dhe ai i ka ndryshuar pikëpamjet e tij…. Unë mbroj demokracinë kudo që shkoj. Jam i lumtur me atë që po ndodh në Tunizi, në Egjipt, në Jemen, në Siri pra, me njerëzit që thonë: ne duam demokraci, duam liri…. Mirëpo, demokracia është e bazuar në edukim dhe jo në emocion. A është demokraci që dikush ka shumë para, zgjidhet? Jo! Kjo është demokraci financiare, demokracia e bazuar në para…. Mendoj se demokracia dhe demokracia liberale janë modele që janë historike. Duhet të kapemi pas parimeve dhe jo pas sistemeve. Sistemet janë historike, parimet janë universale. Kur unë flas për parimet, flas për drejtësinë. Në SHBA, demokracia më e madhe në botë, nëse je një qytetar i varfër, i zi, je pesë herë më i prirur për të shkuar në dënim me vdekje sesa një i bardhë. Nëqoftëse duhet të flasësh për parimet duhet sjellë drejtësi. Nëse flasim për barazinë, ju jeni grua dhe unë jam burrë. Nëqoftëse ne shkojmë në një punë ku kemi të njëjtat aftësi unë marr 30 % më shumë. A është kjo demokraci? A është kjo barazi? Duhet të përpiqemi më shumë dhe të përmirësojmë këto parime.

Pyetje: Kush do ta përmirësojë këtë?

Përgjigje: Kjo është një pyetje e saktë. Ne mund të rrimë këtu dhe të luajmë rolin e viktimës dhe njerëzit që po na shohin duhet të dinë se askush nuk ti jep të drejtat në pjatë. Të gjithë qytetarët duhet të kuptojnë se nëse duan të drejtat e tyre dhe parimet e tyre duhet të jenë aktivë dhe të mos shohin TV dhe të jenë pasivë. Sigurisht, do të shohin kur ka programe të mira, por nëse shikoni TV pa qenë aktiv nuk mund ta ndryshoni botën.

Pyetje: Ka mungesë lirive fetare në perëndim, p.sh debati për burkën, ligji kundër minareve në Zvicër? A mendoni se europianët po ndjehen të rrezikuar dhe po shohin se stili i tyre i jetesës është në diskutim? Ndjehen të rrezikuar nga islami e kam fjalën?

Përgjigje: Unë mendoj që sot po ballafaqohemi me një problem shumë të thellë ndërkombëtar. Ai është diversiteti kulturor dhe fetar. Sot në Europën Perëndimore, islami përceptohet si feja e tjetrit, e emigrantëve. Populistët nga ana e tyre, e përdorin këtë qasje për të përhapur frikë jo vetëm në Europë por dhe në SHBA. Në fakt, islami është një fe europiane, amerikane dhe australiane. Ju e mbani e mend, ai personi, që do të gjykohet nga gjykata në Hagë, Mlladiç, ka thënë që po vriste muslimanët se ata janë të gjithë të krishterë, të konvertuar nga turqit dhe tradhëtuan rrënjët e tyre. Edhe në vendin tuaj janë disa që përdorin këtë retorikë, që mus

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›