Tuna shoqërohet nga e ëma

Këngëtarja shkupjane Altuna Sejdiu, ishte mes të ftuarve në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve "Milingona e Artë" në Shkup.Ky organizim synon evidentimin e arritjeve më të mëdha të individëve, organizatave ose institucioneve shqiptare në Maqedoni.
Prania e Tunës në këtë mbrëmje ishte ndër më të komentuarat, falë fustanit që zbulonte shumë nga figura e këngëtares.
Që nga divorci i saj me Rilind Rekën, Tuna është përfolur për shumë lidhje dashurie, por në këtë ceremoni ishte e shoqëruar nga një ndër personat më të dashur, të ëmën. /Indeksonline/