E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rita: Kujdes çfarë dëshiron

Rita Ora këmbëngul se ajo nuk është një primadonë. Dhe në të vërtetë, këngëtarja që performoi gjatë javës në koncertin ku u shiten të gjitha biletat, në Auckland, dëshmoi të jetë një punëtore e vërtetë.

Ora, 22 vjeçare, e cila ka lindur në Kosovë, vitin e kaluar ka publikuar albumin e saj debutues "ORA", i cili shkoi drejt në pozitën e parë në toplistat në Britani të Madhe.
Prej atëherë ajo ka mësuar shumëçka në lidhje me anët negative të famës.
Marrëdhënia e saj me Rob Kardashian u bë publike dhe ndarja e tyre tërhoqi shumë vëmendje të padëshiruar.

"Komentimi i jetës sime personale  në media ishte padyshim i bezdisshëm," thotë ajo, duke shtuar: "Kështu që unë përpiqem për ta mbajtur jetën time private, sa më private që është e mundur".

Por në fund, të qenit në qendër të vëmendjes nuk është diçka për të cilën Rita mendon shumë. "Motoja ime ka qenë gjithmonë të jem e kujdesshme me atë se çfarë dëshiroj".

"Unë thjesht nuk mendoj për anën e famës e tërë atyre gjërave, unë mendoj vetëm per të kryer atë per çka kam ardhur këtu për të bërë, e që është muzika", përfundon ajo.

Në vizitën e saj në Zelandën e Re, Ora nuk ishte vetëm për koncert , por edhe kaloi një ditë në studio duke punuar për albumin e saj të dytë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›