E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuna u rikthehet studimeve

Këngëtarja Tuna e cila gjatë kësaj vere ka qenë top-artistja e skenës shqiptare gjithandej, përveç si këngëtare është e njohur në opinion edhe si njëra ndër këngëtaret më të arsimuara. Ajo ka përfunduar studimet themelore për Komunikim Masiv në New York University në Selanik të Greqisë.

Por duket se Tuna nuk ndalon së kërkuari sukseset e mëtejme. Ajo ka vendosur të regjistrojë edhe një fakultet tjetër, në Universitetin AAB.

Këtë e ka bërë publike vet këngëtarja gjatë një mbrëmje të mbajtur në Ferizaj. Ajo, para shumë adhuruesve të saj, ka thënë se standardet dhe niveli i studimeve në AAB nuk dallon me ato të Universiteteve Evropiane prandaj kjo më ka bërë që unë të marr këtë vendim.

“Do të jem e rregullt në ligjërata dhe do t’i përkushtohem studimeve njësoj si edhe këngës”, është shprehur Tuna./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›