E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rivale në striptiz

Jennifer Aniston transformohet në një bombë seksi për komedinë "We're thë millers", që sapo ka dalë në kinema. Në film interpreton Rose, një stripper që hiqet si nënë familje për të ndihmuar protagonistin kryesor, David, të transportojë një ngarkesë droge mes Meksikës dhe SHBA-ve.

Aktoren bukuroshe e sfidon në distancë kolegia Vanessa Hudgens, protagoniste e një "pole-dance" për drithërima në trillerin "The Frozen Ground". Mirëpo për të shikuar ish-yllin e Disney, Vanessa Hudgens, duhet pritur 17 tetori i ardhshëm, data e parashikuar për daljen e filmit në kinema.

Filmi, me protagonist Nicholas Cage, frymëzohet nga historia e vërtetë e serial killerit, Robert Hansen, që në vitet '80 terrorizoi Alaskën, duke torturuar dhe vrarë rreth njëzet gra./Indeksonline/ 

https://

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›