Tunelet në aksin Elbasan-Librazhd/ Balluku: Punimet përfundojnë në pranverën e 2026

Avancojnë punimet përgjatë korridorit të tetë. Punimet n렠 segmentin ku po ndërtohen dy tunele me 1.1 km gjatësi që do të lidhin pjesën e Elbasanit me pjesën e Librazhdit do të përfundojnë në pranverën e vitit të ardhshëm.
Kreu i qeverisë dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku kanë inspektuar punimet në kantier.
Zv.kryeministrja tha se në fokus të investimeve do të jetë edhe mbrojtja lumore ndërsa punimet po avancojnë edhe në aksin nga Lekaj në Rrogozhinë.
Një tjetër segment i rëndësishëm në këtë zonë sipas kreut të qeverisë është edhe ai që lidh Librazhdin me Dibrën
Ndërtimi i këtij segmenti rrugor ka rëndësi për qarkullimin por edhe për të çliruar gjithë potencialin ekonomik dhe turistik të këtyre zonave.
/abcnews.al/