E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunizi 300 arrestime pas manifestimit

Sipas faqes “Business news”, policia tuniziane dje, pas trazirave te shkaktuara në një protestë para selisë së qeverisë, ka kryer 300 arrestime.

Bilanci është zyrtar që prej momentit që Ministria e Brendshme nuk ka lëshuar asnjë komunikatë përgënjeshtruese.

Sipas kësaj mediaje, të ndaluarit posedonin shkopinj dhe armë të tjera të lehta.

Për të shpërndarë manifestimet, policia ka përdorur gaz lotsjellës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›