E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunizi, bisedime për qeveri të unitetit kombëtar

Ben Ali dhe familja e tij u strehuan në Arabinë Saudite të premten, pas javës së protestave kundër sundimit të tij 23-vjeçar. Kryetari i parlamentit, Fuad Mebaza, bëri betimin si president i përkohshëm dhe bëri thirrje për formimin e koalicionit të ri qeverisës. Autoritetet thonë se kushtetuta parashikon që zgjedhjet presidenciale të mbahen brenda 60 ditëve.

Gjendja në Tunizi sot ishte përgjithësisht e qetë, megjithëse në kryeqytetin Tunis u dëgjuan të shtëna në natën e dytë të orës policore. Nata e parë u karakterizua nga dhunë, plaçkitje, djegie të ndërtesave dhe trazira në burgje.

Ndërkohë, një mandatarresti u lëshua sot kundër ish-shefit të sigurisë së presidentit të përmbysur Zine El Abidine Ben Ali. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjenerali Ali Seriati akuzohet zyrtarisht si përgjegjës për vjedhjet që po ndodhin aktualisht në dëmt të banorëve.

                                                                                             2011-01-16 14:33
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›