E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virus kundër programit bërthamor të Iranit

“New York Times” shkruan se virusi shkatërrues, i quajtur Stuxnet, ishte “krijuar si projekt amerikano-izraelit” për të sabotuar programin bërthamor të Iranit.

Sipas gazetës, centrifugat e Iranit janë rënduar nga disa avari së fundmi, ndërsa ekspertët e sigurisë kanë spekuluar se programi bërthamor iranian mund të ketë qenë në shënjestër të virusit Stuxnet.

Autoritetet amerikane dhe ato izraelite kanë refuzuar të komentojnë zyrtarisht lidhur me çështjen.

                                                                                             2011-01-16 15:11
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›