E Diel, 1 Nëntor 2026

Tunizi gjendet thesari i Ben Ali. Pamjet ne televizionin publik

Diamantë, ar e stoqe valute të huaj. Thesari i pafund i Ben Ali  u shpalos në televizionin shtetëror tunizian si për të dëshmuar  një aspekt të një pushteti që zgjati plot 23 vjet. Bëhet e ditur se thesari u zbulua në disa vendndodhje sekrete e  kasaforta të shpërndara në pallatin presidencial në periferi të Tunizit . Sipas televizionit thesari qe  përllogaritet në disa miliarda dollarë do t’i shpërnadahet popullsisë tuiniziane, megjithatë  konfirmimi nga autoritetet në këtë drejtim mungon.

Qeveria e përkohshme tuniziane kërkoi nga Arabia Saudite që të ekstradojë presidentin e rrëzuar nga pushteti në janar, Zine El Abidine Ben Ali. Ka akuza të reja, të cilat e implikojnë Ben Alinë në "krime të rënda", thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Tunizisë.

Ish-presidenti i arratisur nga vendi kërkohet me një urdhërarrest ndërkombëtar për shkak se ai dhe klani i tij janë pasuruar në mënyrë të paligjshme. Rreth 4000 demonstrues kërkuan të dielën para selisë së qeverisë në Tuniz dorëheqjen e kabinetit të përkohshëm dhe një kushtetutë të re. Kryeministri Mohamed Ganushi, një bashkëpunëtor shumëvjeçar i Ben Alisë akuzohet për mungesë veprimi.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›