Moska mbyll shkollat, shkak gripi

Moska dhe disa qytete të tjera ruse kanë mbyllur të gjitha shkollat fillore, për shkak të epidemisë së gripit, e cila prek më së shumti fëmijët dhe të rinjtë, njoftojnë mediat ruse.
Rreth 92 mijë moskovitë aktualisht kanë infeksion gripi ose të rrugëve të frymëmarrjes, nga të cilët 52 mijë janë fëmijë, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore.